DËSHIRON TË BASHKOHESH ME STINEN? Ja si përgjigjet ish-partnerja e këngëtarit – AlpeGossip
DËSHIRON TË BASHKOHESH ME STINEN? Ja si përgjigjet ish-partnerja e këngëtarit

DËSHIRON TË BASHKOHESH ME STINEN? Ja si përgjigjet ish-partnerja e këngëtarit

Në fund të vitit që lamë pas, Stine përmes një postimi në Instagram njoftoi se i kishte dhënë fund marrëdhënies së tij me Gracielën.

Kjo e fundit është mjaft aktive në llogarinë e saj në Instagram dhe herë pas here vendos t’u përgjigjet ndjekësve të saj të cilët e pyesin kryesisht rreth jetës personale.

Së fundmi, një prej ndjekësve i ka shtruar pyetjen ish-partneres së Stines: “Dëshiron të bashkohesh me Nestin?”

Ajo nuk ka hezituar të përgjigjet dhe ta bëjë publik reagimin e saj: “Dëshirat dhe ndjenjat e brendshme nuk më pëlqen t’i shpreh. Do ishte një fjalim i gjatë. Jam në një fazë që as vet nuk e di. Nuk di as vetes t’i jap një përgjigje të saktë, ndaj nuk them as po, as jo. Kam nevojë për kohën, ajo tregon çdo gjë dhe më lejon të shoh atë dhe çdo gjë në vijim.”

Pra, si duket Graciela ende nuk e ka ndarë mendjen nëse dëshiron apo jo që të rikthehet me Stinen. Rikujtojmë se këngëtari ka me të një vajzë e cila quhet Estia.