Kur flasim për trup të bukur, të palestruar dhe shumë në formë besoj se biem dakort që në mendje na shkon një emër, Soni Malaj.
Me ndihmën e palestrës dhe aktivitetit fizik të cilin e ushtron shpeshherë dhe në ambientet e natyrës, dhe padyshim një vullneti të hekurt të saj ka arritur të ketë një fizik për t’u admiruar , të cilin ajo mundohet ta transmetojë edhe tek fansat.
Së fundmi ajo ka publikuar sërish një video teksa ushtrohet në natyrë, duke i motivuar ndjekësit e saj për një jetë sa më të shëndetshme.
Kujtojmë se Soni është shprehur se pasionin për të qenë në formë do ta shndërrojë në profesion, në mënyrë që çdokush që ka deshirë të ndjekë këshillat e saj të ketë akses dhe pse jo dhe rezultate po aq të mira sa te sajat.