RONALDO I BËN MEME NË RRJETET SOCIALE/ Maestro i thotë diçka publikisht: Kur bëjmë humor pa vrarë njëri-tjetrin… – AlpeGossip
RONALDO I BËN MEME NË RRJETET SOCIALE/ Maestro i thotë diçka publikisht: Kur bëjmë humor pa vrarë njëri-tjetrin…

RONALDO I BËN MEME NË RRJETET SOCIALE/ Maestro i thotë diçka publikisht: Kur bëjmë humor pa vrarë njëri-tjetrin…

Pas përfundimit të “Big Brother VIP 2”, Ronaldo Sharka ka nisur duke ngacmuar ish-banorët me meme të ndryshme në rrjetet e tij sociale. Ai nuk ka lënë pa bërë meme edhe për këngëtarin e njohur, Armaldo Kllogjeri.

Po si i ka pritur ai këto postime për të? Kësaj pyetje iu përgjigj sot teksa ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”.

Ronaldo të përshëndes. Ronaldon, unë jo e kam spikatur brenda Big Brother, por e kam që Ronaldo brenda shtëpisë së BB ka qenë një personazh. Por aty nuk ka qenë lirshmëria dhe vetvetja, e nuk ka dhënë shumë. Tani që doli jashtë, mblodhi forcat e tha ‘dale ça po bëhet, t’a marrim shtruar këtë muhabet’.Megjithatë unë kam komunikuar me Ronaldon, edhe i kam dhënë liri veprimi te memet për të bërë, sepse ka një stil të bukur dhe të këndshëm. Mua më pëlqen. Nuk e tepron. Në momentin që ne bëjmë një humor pa e tepruar dhe vrarë njëri-tjetrin, për mua është shumë bukur. Ka të tjerë që e teprojnë. Shaka e bukur është kjo që bën Ronaldo. Thua ‘bravo’ se më ka vënë në vëmendje në ‘story’-n e vet”, tha Maestro.