TASHMË ME NJË KARRIERË SOLO/ Ja pse reperi shqiptar nuk flet më me djemtë e BABASTARS... (FOTO) - AlpeGossip
TASHMË ME NJË KARRIERË SOLO/ Ja pse reperi shqiptar nuk flet më me djemtë e BABASTARS…  (FOTO)

TASHMË ME NJË KARRIERË SOLO/ Ja pse reperi shqiptar nuk flet më me djemtë e BABASTARS… (FOTO)

Skivi është një ndër reperët më të suksesshëm në vend. Ai ka qenë i ftuar në një intervistë për emisionin “Mirage”, ku zbuloi të pathëna rreth profesionit të tij.

Ndër të tjera, ai dha detaje edhe rreth projekteve që planifikon t’i publikojë dhe foli për marrëdhëniet me anëtarët e “Babastars”.

Reperi Skivi fillimet e karrierës së tij i ka pasur së bashku me Ledri Vulën në grupin ‘Skillz”. Dyshja sollën shumë bashkëpunime të suksesshme, të cilat i bënë shumë të njohur për publikun shqiptar. Pas shkëputjes reperët vazhduan karrierën solo dhe rreth një vit më parë Skivi u largua edhe nga labeli i “Babastars”.

Por duket se pavarësisht shkëputjes nëse prisnit që ai dhe anëtarët e tjerë të labelit të kishin marrëdhënie të këqija, Skivi tregon të kundërtën.“Edhe pse me ndonjërin prej tyre nuk na bie rasti të shfaqim prezencën tonë në rrjetet sociale, kjo nuk do të thotë që ne nuk rrimë bashkë apo nuk kemi marrëdhënie të mira. Gjithçka është duke u konsoliduar dhe në fund shpresoj të ketë rezultate të mira”,- tregoi Skivi.