“VAJZË KOPERTINASH”/ Floriana Garo na prezanton për herë të parë me vogëlushen (FOTO) – AlpeGossip
“VAJZË KOPERTINASH”/ Floriana Garo na prezanton për herë të parë me vogëlushen (FOTO)

“VAJZË KOPERTINASH”/ Floriana Garo na prezanton për herë të parë me vogëlushen (FOTO)

Floriana Garo dhe bashkëshorti i saj, Enis Daci, në 12 mars të këtij viti u bënë prindër për herë të parë të një vajze. Lajmin e bukur të ardhjes në jetë të vogëlushes e dha vet moderatorja e njohur nëpërmjet një postimi në Instagram. Floriana nëpërmjet këtij postimi na prezantoi edhe me emrin e të voglës së saj, Adia.Moderatorja shqiptare, e cila është vendosur në Zvicër që pas nisjes së bashkëjetesë me Enisin, na ka njohur vazhdimisht me aktivitetet e shumta që ajo ka bërë gjatë kësaj kohe. Mirëpo në postimet e saj në rrjetet sociale kanë munguar fotot me Adian e vogël.

Ditën e sotme Floriana, jashtë të gjitha parashikimeve, ka publikuar për herë të parë një foto së bashku me Adian. Por me sa duket moderatorja iu beson besëtytnive dhe është siguruar që të mos ia zbulojë fytyrën vajzës së saj.

“Me të ëmblën time Adia”, shkruan Floriana krahas fotos ku shfaqet së bashku me një shoqe dhe me vajzën në karrocë.

 

Me sa duket Adia ka shijuar një shëtitje të bukur në natyrë së bashku me mamin dhe shoqen e saj.