“Vajza u bë nënë kur ishte 21 vjeçe!” Çfarë bëri Agron Llakaj me gruan – AlpeGossip
“Vajza u bë nënë kur ishte 21 vjeçe!” Çfarë bëri Agron Llakaj me gruan

“Vajza u bë nënë kur ishte 21 vjeçe!” Çfarë bëri Agron Llakaj me gruan

“Mjalti i mjaltit”! Kështu cilësohen fëmijët e fëmijëve, dashuria e dytë më e madhe që e zbulon kur bëhesh gjysh/gjyshe.

Aktori i humorit, Agron Llakaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në spektaklin “Në kurthin e Piter Panit” foli për mbesën dhe fëmijët e tij.

Ndoshta shumë prej jush nuk e dinte, por ai është bërë baba në moshë shumë të re dhe kur ishte vetëm një student.

Llakaj tregon se dhe vajza e tij u bë nënë kur ishte vetëm 21 vjeçe. Por pavarësisht kësaj, bashkëshortja e tij, Kostandina bashkë me të, e mbështetën për të bërë një jetë si bashkëmoshataret e saj.

“Kisha një shprehje “Kur shoqet në rrugë të dalin, t’i në djep do të tundësh djalin”. Kostandina dhe unë iu përkushtuam mbesën duke e mbajtur nga 18-muajshe, në kohën kur erdhi nga Amerika, deri më tani. Në mënyrë që vajza jonë të vazhdonte jetën si shoqet e saj”, tha Llakaj.