BENIADA NISHANI NË NJË LIDHJE DASHURIE ME VËLLAIN E ARBËR HAJDARIT/ Kush është partneri i modeles, baba i dy fëmijëve… – AlpeGossip
BENIADA NISHANI NË NJË LIDHJE DASHURIE ME VËLLAIN E ARBËR HAJDARIT/ Kush është partneri i modeles, baba i dy fëmijëve…

BENIADA NISHANI NË NJË LIDHJE DASHURIE ME VËLLAIN E ARBËR HAJDARIT/ Kush është partneri i modeles, baba i dy fëmijëve…

Pas famës dhe suksesit që korri në “Big Brother”, Beniada ka gjetur edhe dashurinë. Vetë modelja ka pranuar se është në një lidhje dashurie. Së fundmi, ajo ishte e ftuar në “Wake Up”, ku u pyet në lidhje me jetën e saj personale. Teksa zhvilloi një “lojë” ku dha komentin e saj për disa personazhe të famshëm si partnerë të saj të mundshëm, ajo u shpreh se asnjëri nuk i pëlqen më shumë se ai që ka në krah. “Ai që kam në krah më pëlqen më shumë. Është një miks, shumë ‘cute’”, u shpreh Beniada.

Më herët, gjatë emisionit të saj me fëmijë në “E Diell”, moderatorja foli mbi partnerin e saj, ku u shpreh: “Është një djalë simpatik, po vetëm simpatik, kaq. Nuk mund të them që është as italian, as shqiptar, pasi ka udhëtuar shumë edhe… shqiptar, boll tani”, tha Beniada. Beniada publikoi disa kohë më parë një foto krah një mashkulli misterioz, të cilit nuk preferoi t’ia bëjë të ditur emrin dhe as fytyrën. Megjithatë, një detaj që modelja zbuloi në postimin e saj është vendndodhja, që ishte pikërisht në Milano, Itali. E pak kohë nga deklaratat e modeles, ja ku vjen edhe fotoja e parë e çiftit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ashtu si shihet në shkrepjen e siguruar nga paparaci i “Panoramës”, Beniada dhe i dashuri i saj tashmë marrin pjesë së bashku si çift në eventet e Tiranës. Dyshja e ka bërë daljen e parë publike në premierën e filmit të Eduart Grishajt. Ashtu si shihet, Arbana dhe Eduarti janë shoqëruar në këtë foto nga Beniada dhe partneri i saj, Blerti.

beniada- blerti (12)Emri i tij nuk është një emër i panjohur për publikun. Blerti Hajdari është vëllai i Arbër Hajdarit, opinionistit të “Big Brother”. Megjithatë, Arbri nuk ka qenë ‘shkes’ i çiftit, pasi dy të rinjtë janë njohur gjatë “Procesi Sportiv”, ku Blerti është ftuar vazhdimisht si një ish-futbollist i mirënjohur. 32-vjeçari është rikthyer para pak kohe përfundimisht nga SHBA, ku ishte vendosur disa vite më parë.

Pak kohë më parë, Blerti rrëfeu në një intervistë edhe angazhimet e tij në SHBA. “U transferova në Amerikë, unë pata fatin t’i bashkohem New York Red Bulls, që siç dihet është një nga ekipet më elitare të MLS. Po bëja shumë mirë. U aktivizova në New York Red Bulls, me skuadrën e dytë duke shënuar 9 gola në 12 ndeshje. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe lojtarë të skuadrës së dytë stërviteshim me ekipin e parë. Aty pata fatin të njoh Tierry Henry dhe Rafael Marquez si dhe shumë lojtarë që akoma luajnë sot në atë ekip. Ishte kohë e bukur dhe një eksperiencë shumë e bukur.

Fatkeqësisht duhet ta mbyllja karrierën për shkak të një dëmtimi që pësova. Po punoj në sektorin privat për momentin dhe ndoshta në pritje për të filluar punë në agjencitë e zbatimit të ligjit në SHBA, të cilat kërkojnë një kohë derisa të realizohen si proces. Aktualisht punoj në New York duke drejtuar, ruajtur dhe menaxhuar një shoqëri komerciale”, shprehej Blerti kohë më parë. Ndërkohë, ai ka lënë pas jetën në New York, për t’u rikthyer në Tiranë, duke gjetur edhe dashurinë. Në SHBA, ish-futbollisti la pas më shumë sesa karrierën.