“JAM VAJZË E VETME”/ 10 sekrete që nuk i paskemi ditur për Ronela Hajatin – AlpeGossip
“JAM VAJZË E VETME”/ 10 sekrete që nuk i paskemi ditur për Ronela Hajatin

“JAM VAJZË E VETME”/ 10 sekrete që nuk i paskemi ditur për Ronela Hajatin

Ronela Hajati është një ndër këngëtaret shqiptare më aktive në rrjetet sociale, e cila mban një kontakt të vazhdueshëm me fansat e saj të shumtë. Madje ditën e sotme Ronela ka zgjedhur që t’iu zbulojë fansave 10 sekrete që ata nuk dinin për jetën e saj.

Ajo ka treguar se është vajzë e vetme dhe në adoleshencën e saj ka qenë një metalare e vërtetë.

Më poshtë do të lexoni 10 sekretet e Ronela Hajatit:

1-Jam vajzë e vetme. Babi donte vajzë kështu që më bukur s’ka. Çuditërisht, nevojën për një vëlla ose motër e kam ndjerë maksimumi 2 ose 3 herë rreth moshës 15-vjeç, tani jo më.

2-Emrin ma ka vendosur babi. Ronela do të thotë “Rron Ela” dhe atëherë kam qenë mbase e vetmja me këtë emër.

3-8 muaj unë rezultoja djalë në eko…Se ç’ndodhi ditët e fundit se di, por di që gjithë rrobat madje dhe emri ishin për djalë.

4-Përveç shkollës që fëmijë kam bërë balet, solfezh, piano (10 vjet) dhe prezantoja çdo shfaqje sepse sipas prindërve të mi “njeriu duhet të ketë kulturë”, dhe harruan që s’mund ta lija më kurrë muzikën pas këtyre.

5-Nuk kam asnjë 9 të vetme në dëftesë nga klasa e parë deri në fund të gjimnazit. Kush më njeh e di. Nuk dilja kurrë dhe vetëm mësoja. Madje dhe mamin e kam pasur zyshë në të njëjtën shkollë ku mësoja, që të mos i shpëtonte gjë.=

6-Kumbari im ka qenë Tish Daija, kompozitori i baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajria”.

7-Ishte një periudhë në Tiranë që treçereku i këngëve vërdallë kishin bekvokalet e mia.

8-Vitet 2009-2011 ka qenë një periudhë e çmendur portalesh. Nuk kishte gazetë vërdallë pa qenë emri im diku dhe 200 idiotësirat e shpikura. Kjo është arsyeja se përse jam kaq shumë e “zhdukur”.

9-E keni parasysh një zë “Baaabaaastaaarsss”, në çdo këngë e koncert? Ende i imi…

10-Kam qenë një metalare e çuditshme në gjimnaz, flokë të gjata, syze…deri sa pashë Sean Paul dhe pastaj jetën time mund ta ndiqni në YouTube.