Shtatë vite më parë, artistja e njohur Inva Mula u bë nënë për herë të dytë. Ajo dhe partneri, Ethem Ramadani, u bënë prindër të një vogëlusheje që e pagëzuan me emrin Nina, në nder të artistes së njohur Nina Mula.
Ditën e sotme, vogëlushja e Invës ka mbushur plot 7-vjeç dhe si rrallëherë, sopranoja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto të vajzës, e cila tashmë është bërë një zonjushë e vogël.
“Gëzuar ditëlindjen vajzës time ëngjëll.”- shkruan Inva krahas fotos ku ndjekësit i kanë uruar ditëlindjen Ninës.