Kënga e Rovena Stefës, “Burrë të martuar dashurova”, duket se vijon të bëjë zhurmë, edhe pse kanë kaluar disa vite nga momenti i parë kur është publikuar. Në emisionin e mëngjesit në “Ora News”, ka qenë Hermes Nika ai që ka sqaruar edhe një herë se kujt ia ka kushtuar këngën Rovi.
Ai është shprehur:
Duke parë realitetin para 10 vitesh, Rovena nxori këngën. Ishte realiteti i asaj kohe, por që është një temë koherente”.
Ai u pyet nëse Rovena i kishte kopjuar disa prej këngëve të saj nga turqit dhe përgjigja ishte:
Rovi nuk kopjon askënd. Rovin duan ta kopjojnë. Jap garanci jetën time”.