MEZI E PRISNIM/ Publikohet ‘Sekreti im’ nga Xhensila Myrtezaj dhe Pirro Çako (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
MEZI E PRISNIM/ Publikohet ‘Sekreti im’ nga Xhensila Myrtezaj dhe Pirro Çako (FOTO+VIDEO)

MEZI E PRISNIM/ Publikohet ‘Sekreti im’ nga Xhensila Myrtezaj dhe Pirro Çako (FOTO+VIDEO)

Është publikuar ditën e sotme bashkëpunimi i shumëpritur i Xhensila Myrtezajt dhe Pirro Çakos. Kënga mban titullin “Sekreti im” dhe është një projekt për të cilin Pirro ka punuar plot 3 vjet.

Videoklipi i realizuar në Venecia të Italisë është madhështor dhe Xhensila shfaqet shumë elegante dhe me sharm ndërsa Pirro një mashkull shumë i hijshëm veshur me kostum.

Kënga është pëlqyer shumë dhe që në minutat e para të publikimit ka arritur mijëra shikime.

“Sekreti im”, nuk eshte me sekret. Per te gjithe ju, uroj ta pelqeni kete bashkepunim ne te cilin eshte investuar shume dashuri edhe shume art. Rruget te takojne me shume artiste dhe bashkepunetore, por artisti i vertete vleresohet ne thjeshtesine e tij, i tille eshte Pirro.

Privilegj dhe nder per mua qe u finalizua ky projekt, pafundesisht falenderuese per ty Pirro. Vetem ti mund te punosh 3 vite per nje projekt te vetem dhe uroj t’i’a kete vlejtur”, shprehet Xhensila.