“VËLLAI IM I MADH…”/ Joni i bën dedikimin e veçantë Ardit Gjebreas për ditëlindje – AlpeGossip
“VËLLAI IM I MADH…”/ Joni i bën dedikimin e veçantë Ardit Gjebreas për ditëlindje

“VËLLAI IM I MADH…”/ Joni i bën dedikimin e veçantë Ardit Gjebreas për ditëlindje

Familja Gjebrea ka një arsye shumë të rëndësishme për të festuar ditën e sotme. Ardit Gjebrea feston ditëlindjen dhe mes mesazheve të shumta të urimit ka marrë një nga djali i tij, Jon Gjebrea. Ky i fundit ka publikuar në Instagram një foto me Arditin dhe ka shkruar fjalët më të bukura për të atin, të cilin e konsideron si “vëllain e tij të madh”.

“Urime ditelindjen vellai im i madh. Shpresoj që dita jote te jete po aq e vecante sa ti. Jam kaq me fat qe mund te te therras babai im @arditgjebrea”, shkruan Joni në urimin për Ardit Gjebrean.

 FOTOT
Prej vitesh, Jon Gjebrea jeton në Amerikë dhe një pjesë të festave të rëndësishme nuk ka mundur t’i kalojë pranë familjes. Por pavarësisht faktit se ata janë të ndarë fizikisht, gjithmonë janë të bashkuar me njëri-tjetrin shpirtërisht.

Kujtojmë se disa muaj më parë, Ardit Gjebrea arriti të fitojë betejën me Covid-19 dhe u kthye sërish një ekran pas një mungese të gjatë si rrallëherë.

“Kaq ishte! Tani filloi rikuperimi dhe së pari falënderoj: dr. Adrian Jorgjin që më ngriti në këmbë, infermiere Florën për durimin, Anilën engjëll mbrojtës për ditët dhe netët pa gjumë, miqtë që çdo mëngjes më mbushnin inbox të WhatsApp me merakun e tyre. Faleminderit dhe të gjithë ju që më keni shkruar dhe uruar shërim të shpejtë, jeni shumë të mirë dhe bekimet tuaja ishin doza e duhur për të mbajtur optimizmin lart – motiv force! Tani sigurisht do duhet pak kohë deri sa të ndez të 5 motorët, po kush na nxiton? Dielli doli”,- shkroi Arditi krahas postimit.