Baby G TALL Fero-n: Kur Noizy bënte muzikë, ti ishe akoma në bo*et e babit (FOTO) – AlpeGossip
Baby G TALL Fero-n: Kur Noizy bënte muzikë, ti ishe akoma në bo*et e babit (FOTO)

Baby G TALL Fero-n: Kur Noizy bënte muzikë, ti ishe akoma në bo*et e babit (FOTO)

Është nxehur situata mes Noizyt dhe reperit kosovar Fero, kush e kush të jetë i pari e më i pëlqyeri. Në këngën e reperit S4MM në bashkëpunim me Noizyn në një pjesë të tekstit thuhet:

“Prej 10 vitesh, jam i pari në pistë” ndërsa Fero në këngën e tij të re me titull “Veni 1” këndon: “Venin e par e kom zon lyp tjeter ven”.

Noizy dhe Fero kanë nisur t’i lëshojnë kunja njëri-tjetrit me postimet e tyre. Në një nga fotot e fundit ku tregon makinat luksoze, Noizy shkruan “Jo me qera”, si për t’i kthyer përgjigje Feros i cili në këngën e re thotë: “Ju pom folni mu per kerre, ju pom folni mu per pare. Amo krejt i keni me qira”.

Në mes të sherrit, sot ka hyrë edhe Baby G e cila dikur ka pasur miqësi me Feron, por sot mban anën e Noizyt.

Nëpërmjet një video ku dëgjon këngën “Kadale kadale” të Noizy-t shkruan:

“Krejt e DIN
Personalisht unë kështu mendoj!
Kur ai (Noizy) bente muzike, ti ishe akoma në bo*et e babit!”.