NGA VESHJET SEKSI TEK RRËSHQITJET ME SLITË/ Ja si i festojnë familja Kardashian Krishtlindjet (FOTO) – AlpeGossip
NGA VESHJET SEKSI TEK RRËSHQITJET ME SLITË/ Ja si i festojnë familja Kardashian Krishtlindjet (FOTO)

NGA VESHJET SEKSI TEK RRËSHQITJET ME SLITË/ Ja si i festojnë familja Kardashian Krishtlindjet (FOTO)

 

Pas 35 vjetësh, Kim Kardashian ka treguar se është gati t’i zërë vendin nënës së saj Kris Jenner, për të organizuar festën më fantastike për vigjiljen e Krishtlindjes në shtëpinë e saj.

I gjithë ambienti i shtëpisë gjigante 20 milionë dollarëshe në Calabasas ishte i mbushur nga bora dhe madje kishte dhe një kodër të vogël, ku të gjtihë mund të rrëshqisnin me slitë.

Me të ftuar të veçantë si Jennifer Lopez, Sia, Kimora Lee Simmons dhe një performancë fantastike nga John Legend, 38-vjeçarja udhëhoqi festën duke bërë ski me Paris Hilton.

Kim kishte veshur një fustan të bardhë mëndafshi me mëngë të gjata që i ekspozonte gjoksin dhe një palë atlete për të kërcyer me fëmijët dhe rrëshqitur në slitë me Paris.

Pjesë e festës ishte dhe  Jennifer Lopez, e cila ishte veshur gjithashtu me një fustan të bardhë elegant shoqëruar nga partneri i saj Alex Rodriguez.

Kylie Jenner shkëlqente me një fustan argjendi i çarë në pjesën e këmbës së majtë teksa mbante në krahë Stormi-n. Edhe motra e saj Khloe Kardashian dukej e mrekullueshme me një fund tyli dhe një crop top me flokë bore, e kombinuar identik me vajzën e vogël True.

Kendall dhe Kourtney kishin thyer rregullin dhe ishin veshur jo me të bardha. Modelja dukej tepër elegante më një fustan jeshil neon, ndërsa Kourtney kishte zgjedhur një fustan të zi të shkurtër.