SKANDALET E BUJSHME TË 2018/ Kush janë VIP-at që “tronditën” OPINIONIN publik (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
SKANDALET E BUJSHME TË 2018/ Kush janë VIP-at që “tronditën” OPINIONIN publik (FOTO+VIDEO)

SKANDALET E BUJSHME TË 2018/ Kush janë VIP-at që “tronditën” OPINIONIN publik (FOTO+VIDEO)

2018, viti që po lemë pas, është shoqëruar me shumë ngjarje të bujshme të cilat edhe pse thuhet se çudia zgjas vetëm tre ditë, ka ndodhur e kundërta.

Skandalet janë folur e stërfolur e ende mund të themi se nuk kanë “shteruar” tërësisht.
Mediat online e televizive i ka kushtuar vëmendjen maksimale ashtu siç ishte edhe kërkesa e audiencës për të ndjekur lajme të tilla.

Kështu AlpeNews.al ju risjell edhe njëherë në vëmendje disa nga skandalet më të bujshme të vipave shqiptarë të vitit 2018:

Elvana Gjata dhe Suada Sherifi
Përfshirja e dy bukurosheve të ekranit në ngjarjen e bllokut e cila rezultoi me dy të vdekur e dy të plagosur është një nga më të freskëtat e e që bëri bujë të madhe mediatike. Edhe pse të përfshira në mënyrë ndirekte përmes partnerëve të tyre, dy vajzat morën kritika të shumta nga publiku shqiptar por mund të themi se kishte dhe nga ata që i mbështesnin.

Ermal Meta dhe babai i tij
Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, me këngën e tyre “Non mi avete fatto niente”, ishin fituesit e Festivalit të “Sanremo”-s në Itali këtë vit. Por deklarata e shqiptarit se këngën ia kishte dedikuar babait të tij i cili e kishte dhunuar shkaktoi shumë debat në opinionin e publikut. Kjo deklaratë e tiuj me pas u shoqërua nga reagimi i babit i cili përmes një letre sqaronte të vërtetën e jetës së tij.

Stresi dhe e dashura e tij Kejsi
Reperi i njohur u arrestua disa muaj më parë nga policia për posedimin e lëndëve narkotike. Gjatë momentit të arrestimit ai ndodhej në ambjentet e një hoteli e në shoqërinë e një 20 vjeçareje e cila nuk isht ee fejuara e tiuj Kejsi.

Ky skandal bëri bujë të madhe dhe opinioni publik kritkoi Stresin për tradhëtinë e tij ndaj të fejuarës. Pavarësisht të gjithave sot e kësaj dite ajo vazhdon ti hedhi pas të gjitha e të tregojë mbështetjen ndaj tij çka do të thotë e e ka falur për veprimin e tij.

Ermal Mamaqi dhe  e dashura e blogerit  Nas Daily

Rreth dy muaj me parë blogeri i njohur Nas Daily vizitoi Shqipërinë për të realizuar videot te cilat janë pjesë e punës së tij e tregojnë rreth kulturës së një vendi.
Ai gjithashtu me të dashurën blogere ishin të ftuar ne “Xing Me Ermalin” ku ndodhi dicka e pakëndshme.
E fejuara e ti quajti seksi Ermalin pasi ky i fundit i drejtoi një pyetje përmes Kejvinës e cila konsistonte në vizitën e tij nëpër vende të ndryshme e nëse ai udhëtontë për të njohur vajza. Kjo pyetje nuk u mirëprit aspak nga blogerja e cila gjithashtu përveç fjalëve shpërtheu e në lot. Akuzat ndaj Ermalit vijuan edhe ps shfaqjes përmes videos së postuar nga Aline por sigurisht nuk mungoi as kundërpërgjigjia e tij. Sigurisht kjo ngjarje televizive ndezi debatin publik.