Zbulohen anëtarët e jurisë në spektaklin më të ri në ekran! Janë dy figura shumë të njohura të… (FOTO) – AlpeGossip
Zbulohen anëtarët e jurisë në spektaklin më të ri në ekran! Janë dy figura shumë të njohura të… (FOTO)

Zbulohen anëtarët e jurisë në spektaklin më të ri në ekran! Janë dy figura shumë të njohura të… (FOTO)

Ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim gjatë sezonit të verës vetëm ritransmetime televizive, këtë verë “Top Channel” ka surprizuar publikun duke sjellë një format të ri.

“Top Talent” është spektakli i ri që pritet të nxjerrë më të talentuarin në fushat: gazetari, prezantim dhe regji, që më pas do të ketë një mundësi punësimi në televizionin prestigjioz shqiptar.

Ndërkohë janë zbuluar se anëtarë të jurisë do të jenë gazetari Marin Mema, gazetarja Beti Njuma dhe moderatori Kelvi Kadilli, i cili do të jetë edhe prezantues.

Por vetëm pak orë më parë janë zbuluar se në juri gjithashtu janë shtuar edhe gazetarja Bieta Sulo dhe moderatori Edi Manushi.