Khloe Kardashian reagon pas tradhtisë së Tristan: Ju nuk e dini ç’po ndodh në familjen tonë – AlpeGossip
Khloe Kardashian reagon pas tradhtisë së Tristan: Ju nuk e dini ç’po ndodh në familjen tonë

Khloe Kardashian reagon pas tradhtisë së Tristan: Ju nuk e dini ç’po ndodh në familjen tonë

Prej disa muajsh tradhtia e Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian ka qënë epiqendra e mediave rozë.

Dhe pse e gjithë familja Kardashian ka reaguar ndaj kësaj ngjarje që u theu zemrën, e vetmja që nuk kishte shprehur akoma asgjë publikisht ishte Khloe.

Por ditën e djeshme ylli i “Keeping Up with the Kardashians” ka vendosur të thyejë heshtjen dhe t’i përgjigjet në Twitter kritikës së një fanseje.

Fansja shkruante: “ E dua, e adhuroj Khloe Kardashian, por jam shumë e zhgënjyer që ajo qëndroi me atë mbeturinën Tristan. Ajo predikon për gratë që të njohin vlerat tyre dhe të largohen kur duhet, por ajo rezultoi një hipokrite”.

“Nuk është pikërisht kështu, ju nuk e dini çfarë po ndodh në familjen tonë dhe sa e vështirë është të rindërtojmë marrëdhënien, por unë jam krenare për forcën time” – u përgjigj Khloe ndaj fanses.

Gjithashtu Khloe tha se ajo e vlerësonte shqetësimin e fansave të së saj.