“NUK DUHET TË PËRKËDHELESH”/ Kur vjen puna tek televizioni, Albani nuk i kursehet as Bietës (VIDEO) – AlpeGossip
“NUK DUHET TË PËRKËDHELESH”/ Kur vjen puna tek televizioni, Albani nuk i kursehet as Bietës (VIDEO)

“NUK DUHET TË PËRKËDHELESH”/ Kur vjen puna tek televizioni, Albani nuk i kursehet as Bietës (VIDEO)

Të kesh të njëjtin profesion e madje edhe të punosh në një televizion me bashkëshortin ka të mira e veta. Për avantazhet e një situate të tillë më mirë se Bieta Sulo nuk mund të fliste askush. Këtë të shtunë ajo ka qenë e ftuar në emision “Thumb” që trasmetohet çdo të shtunë në ABC News.

Gjatë intervistës me Aulona Mustën dhe Fatma Haxhialiun ajo ka treguar se Albani e ndihmon shumë, e këshillon në punën e saj por ka edhe raste kur e kritikon.

“Albani më ndihmon me këshilla, me sjelljen time televizive, në raport se si duhet të ruaj entuziazmin. Më ndihmon edhe me sugjerime patjetër shumë.

Albani më ka pas thënë faktin kur afrohem shumë tek i ftuari. Ose tek zëri. Gjithnjë më ka edukuar përsa i përket sjelljes televizive, që nuk duhet të përkëdhelesh. Në ekran duhet të jesh tjetër gjë, nxirr zërin nuk duhet të jesh e përkëdhelur.”,- ka treguar Bieta.