Reperi shumë i dashur për publikun e shumë i komentuar në media, Mc Kresha po martohet mbrëmjen e sotme me një dasmë madhështore të mbajtur në një restorant në Prishtinë. Kresha po martohet me partneren e tij, Erzina Shehun.
Në dasmë janë të ftuar shumë personazhe VIP që kanë nisur të publikojnë fotot e videot nga dasma. Tani atmosfera është ndezur dhe çifti ka dhuruar një kërcim super energjik. Në videon e publikuar shihet sesi Kresha dhe Erzina e djegin atmosferën ndërsa të ftuarit brohorasin e duartrokasin.