“Çfarë dua unë këtu?”, aktori rrëfen momentet e para të karrierës – AlpeGossip
“Çfarë dua unë këtu?”, aktori rrëfen momentet e para të karrierës

“Çfarë dua unë këtu?”, aktori rrëfen momentet e para të karrierës

Humori është një cilësi dhe aftësi e njeriut për të shkaktuar të qeshura tek të tjerët. Një prej punëve më të vështira të aktorëve të humorit, të cilët duhet të dalin në skenë dhe nëse gjendjen emocionale nuk e kanë shumë të lumtur.
Eglein Laknori, një prej aktorëve shqiptarë ka treguar në një intervistë për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj se si është të dalësh në skenë.

“Te portokallia bëja Shalmirin. Isha dhe pa përvojë, në botën e humorit. Pavarësisht se kemi bërë shkollë arti, është e vështirë në skenë. Jam humorist dhe në jetë, njerëzit që më njohin e dinë. Para se të futesha të bëja numrin, jo që më dilte zemra nga vendi por më ka shoqëruar për një kohë të gjatë. Thoja po unë cfarë dua këtu, por nga qefi e pasioni i kam mposhtur rrahjet e zemrës,” – tha ai.

Egli qëndroi vetëm në një sezon në Portokalli dhe më pas shkoi tek ‘Apartamenti 2XL’ ku dhuron humor prej 8 vitesh. Gjatë bisedës, ai tregoi për eksperiencën e tij të parë në skenë: “Jam person që përshtatem shpejt me njerëzit. Jam ndjerë shumë mirë. Mbase ashtu ishte e shkruar. Isha vetëm një sezon dhe më pëlqejnë këto personazhet që lënë një gjurmë, dhe pse kanë qenë një kohë të shkurtër.”