Për të ftuarin e mbrëmjes së sotme në “Xing me Ermalin”, Robert Aliajn, Kejvina kishte për t’i bërë një pyetje tepër interesante, përgjigja e të cilës do jepte një mesazh për të gjithë çiftet. Por padashur velina u ngatërrua duke e ndryshuar komplet kuptimin e pyetjes që duhet të bëntë.
“Si mbahet pasioni midis dy çifteve edhe pas shumë vitesh”, pyeti Kejvina Robertin në vend që të thoshte “midis nje çifti”, ç’ka shkaktoi shumë të qeshura në sallë.
“Pyetja është perverse”, tha Roberti ndërsa Ermali sqaroi se pyetja ishte “Si mund të ruhet pasioni brenda një çifti”.
Kejvina nga ana tjetër për të rregulluar gabimin që bëri tha me shaka se e bëri vetë.