Babai i këngëtares së famshme shqiptare kapet mat duke urinuar në rrugë (VIDEO) – AlpeGossip
Babai i këngëtares së famshme shqiptare kapet mat duke urinuar në rrugë (VIDEO)

Babai i këngëtares së famshme shqiptare kapet mat duke urinuar në rrugë (VIDEO)

Prindërit e Rita Orës, Vera dhe Nick, shijuan disa ditë relaksi në bregdetin shqiptar.

Mirëpo pushimeve iu erdhi fundi dhe çifti ka nisur udhëtimin me makinë për t’u rikthyer jetës në Londër. Ndalesa e parë e çiftit ishte në Kroaci dhe nëna e Rita Orës, shfaq në profilin e saj bukuritë e qytetit të vjetër të Dubrovnikut.

Ndërsa në videon e dytë, Vera ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj në “Instagram”, një moment tejet pikant të bashkëshortit të saj.

“Nick, çfarë po bën?” – e pyet Vera të shoqin, në momentin që ai shfaqet në video me duart rreth pantallonave.

“Po shijoj pamjen.” – i përgjigjet ai.

“Po shijon pamjen, ëëë?” – vijon nëna e Rita Orës.

“Po bëja të njëjtën gjë, që bëre edhe ti një sekond më parë” – përfundon Nick.