Nuk është e lehtë t’i rezistosh në ditët e sotme botës së modelingut me gjithë prurjet e reja, aq më tepër kur vitet kalojnë. Por Naomi Campbell është shembulli më i mirë për të treguar se mosha është thjesht një numër.
48 – vjeçarja vazhdon të mrekullojë në pasarelat e firmave më të njohura ndërkombëtare të modës. Modelja e parë me ngjyrë e cila u portretizua në kopertinën e revistës “British Vogue”, u vlerësua me çmimin “Black Girl Magic Award” në ceremoninë “Black Girls Rock” që u mbajt në New Jersey.
Campbell i mahniti të gjithë me bukurinë e saj teksa kishte zgjedhur një fustan në ngjyrë portokalli që ja theksonte akoma më shumë ngjyrën e trupit.
Pas thashethemeve të shumta se diva e pasarelës ishte shtatzënë me partnerin e saj, Campbell ka provuar në mënyrë të përsëritur se trupi i saj vijon të jetë perfekt.
E kujdesshme në detaje për paraqitjen e saj në çdo event, dhe gjithë vetëbesim teksa sheh modelet e reja në pasarela, Naomi shprehet e sigurt se pasardhësja e saj ende nuk ka lindur.