2019 VITI I NDRYSHIMEVE/ Meghan Markle i vendos disa kushte Princ Harry-t (FOTO) – AlpeGossip
2019 VITI I NDRYSHIMEVE/ Meghan Markle i vendos disa kushte Princ Harry-t (FOTO)

2019 VITI I NDRYSHIMEVE/ Meghan Markle i vendos disa kushte Princ Harry-t (FOTO)

Dukesha e Sussex, Meghan Markle i ka ndaluar bashkëshortit të saj, Princ Harry-t, konsumimin e kafes, çajit dhe alkoolit.

Duke qenë se Harry ka pirë alkool që kur ishte adoleshent, ky ndryshim është një arritje e madhe për të. Meghan gjithashtu i ka këshilluar atij aktivitetin fizik, duke i prezantuar yoga-n. Kështu ajo po e mëson atë të jetojë jetën në një mënyrë të shëndetshme, pasi kjo ndikon dhe në lumturinë e tij.

Sipas burimeve, ai ka filluar të pijë vetëm ujë mineral, ka hequr dorë përfundimisht nga cigarja dhe mesa duket Harry po ndihet më mirë. Ndryshimin e tij e kanë vënë re dhe miqtë, pasi janë shprehur se ai duket më i relaksuar dhe më i shëndetshëm.