Lajm i TRISHTË për fansat/ Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk (FOTO) – AlpeGossip
Lajm i TRISHTË për fansat/ Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk (FOTO)

Lajm i TRISHTË për fansat/ Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk (FOTO)

Aktori i njohur i serialit “Dashuri me qira”, Ferdi Merter, është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 79-vjeçare. Ai u bë i njohur për publikun me rolin si gjyshi i Omerit në këtë serial.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë fillimisht faqja e serialit turk. Ferdi Merter ka interpretuar një numër të madh rolesh në filma të ndryshëm, seriale ose shfaqje televizive dhe ishte një prej aktorëve më të njohur në Turqi.