U kapën MAT duke u PUTHUR, flet Drilon Hoxha: Përse zgjodha Ajsin si... - AlpeGossip
U kapën MAT duke u PUTHUR, flet Drilon Hoxha: Përse zgjodha Ajsin si…

U kapën MAT duke u PUTHUR, flet Drilon Hoxha: Përse zgjodha Ajsin si…

Bota e kinematografisë për të ka qenë një ëndërr që i vogël dhe falë një projekti, në të cilin ai mori pjesë shumë vite më parë, njohu edhe talentin e tij.
Tashmë ai është duke ecur drejt ëndrrës së tij duke përfunduar filmin e dytë, “Dashuria s’mjafton”.

Në një intervistë ekskluzive për “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare“, Drilon Hoxha ka folur për hapat e parë në regjisurë, pasionin e tij për filmin dhe pengesat e hasura në rrugën e tij. Në filmat e tij ai është përqendruar më tepër të sjellë realitetin shqiptar në situata të ndryshme.

“Dashuria s’mjafton” është një tjetër “fytyrë” e asaj që njerëzit jetojnë çdo ditë duke harruar njëri-tjetrin e duke mos falur dashuri. Me një kast të njohur aktorësh dhe një interpretim personal të Hoxhës në rolin kryesor, ai na tregon prapaskenat e filmit dhe frymëzimin, i cili ka qenë shkaku për të ndërmarrë sërish këtë nismë të dytë. Për më tepër në intervistën e mëposhtme.

“Dashuria s’mjafton” është filmi juaj i dytë. Pse ky titull? Nga vjen frymëzimi?

Nisja dihet. Bëhet një projekt të ri, dhe ishte pikërisht ky. Pak a shumë jemi bazuar në një histori të vërtetë.

Pse “Dashuria s’mjafton”?

Po sepse në të vërtetë kështu është, mund të kesh dikë në krahë prej 10 vitesh, e do shumë, por kjo nuk mjafton.

Pse regjisori e mendon kështu në film?

Ka shumë gjëra që edhe në film do të shihen cilat tregojnë një gjë të tillë. Nuk po themi vetëm për lekët, se është banale, por edhe shumë rrethana të tjera.

Kur nisën xhirimet e filmit dhe kur pritet të përfundojë?

Filmi ka pothuajse një vit e gjysmë që ka nisur dhe për dy apo tre muaj mendojmë se do të mbarojë. Për t’u publikuar pastaj do të presim se kur do të dalë.

Çfarë pritshmërish keni nga filmi që jeni duke bërë “Dashuria s’mjafton”?

Nuk pres asgjë tjetër përveçse suksesit që kisha me të parin, për t’i treguar njerëzve që nuk ishte rastësi filmi i parë, por shihni edhe të dytin.

Ka diçka personale në publikimin e këtij filmi? Përveçse t’u tregosh njerëzve që mund të kesh sukses?

Nuk ka asgjë personale. Nuk e bëj për t’u treguar njerëzve që kam sukses. Thjesht e kam pasion dhe këtë që e kam vetë dua t’jua tregoj njerëzve. Ke shumë produksione të tjera apo njerëz të vetëquajtur regjisorë, që prodhojnë, marrin fonde e nuk nxjerrin diçka në dritë. Nuk dua të them që ata mos të merren me këtë punë, por dua që të shkojnë ata të duhurit, ata që janë të aftë. Mos të punojnë të paaftët.

 

Cilët janë aktorët e njohur që keni zgjedhur për t’i pasur pjesë të kastit tuaj?

Përveç Ajsi Xhaxhaj, që është protagonistja, janë edhe Guliem Radoja në rolin e babait të personazhit kryesor dhe Bruno Shllaku.

Në filmin tuaj të dytë ju nuk jeni vetëm regjisori i tij, por, gjithashtu, edhe aktori kryesor. Përse zgjodhët ta bënit ju pikërisht këtë rol?

Është thjesht një pasion i imi edhe aktrimi. Unë mund të luaj në dy apo tre filma e mos të luaj më, ose edhe e kundërta.

Keni përfunduar studimet për regji filmi në Tiranë. Kur ka nisur pasioni juaj për kinematografinë?

Pasioni ka qenë që fëmijë. Thosha që edhe sikur rol të bariut të më jepnin, do ta bëja. Nuk e mendoja se do të bëhesha aktor apo regjisor. Thjesht rrugës, mora pjesë në një spektakël. Aty u zbulova si talent dhe aty lindi ideja për të vazhduar këtë rrugë. Më dhanë njëfarë shprese që “ti vlen” dhe unë mendova, pse jo, ta provoj.

“Dashuria s’mjafton” është titulli i filmit tuaj. Sa lidhje ka ky titull me jetën private të Drilonit? Pse kjo dëshirë për të përhapur një mesazh të tillë?

Është e vërtetë kjo sidomos këtu në Shqipëri. Sepse dashuria na mungon shumë për ta shprehur mes njerëzve. Mungon pjesa e të pranuarit që vërtet e shohim që është punëtor, por nuk i japim aspak dashuri apo mbështetje. Të paktën ta bëjmë këtë gjë, prandaj i mëshoj më shumë. Po të bashkohemi të gjithë do t’i tregojmë botës shumë gjëra.

Protagonistja femër në filmin tuaj është Ajsi Xhaxhaj. Pse zgjodhët pikërisht atë?

Unë Ajsin e kam njohur në një ambient shoqërie. E kisha parë edhe më parë. Isha në pikëpyetje edhe me miqtë e mi për ta marrë apo jo. Ishte paragjykuar nga të tjerët për shkak të së shkuarës për të mos e marrë në filma. Unë zgjodha Ajsin, sepse është e talentuar dhe në qoftë se ka ndodhur ajo gjë në të shkuarën, ka një mundësi tjetër për të zbardhur çdo gjë dhe për të fshirë çdo gjë nga e kaluara e vet.

Ju jeni në rolin kryesor të partnerit të Ajsit në film. Si janë marrëdhëniet tuaja prapa kuintave të filmit?

Në ambientin e punës ne “grindemi” shpesh. Por Ajsi ma ka kuptuar tipin dhe, kur jam unë me nerva, ajo është e qetë dhe e kundërta, kështu që jemi të qetë në përgjithësi. (qesh)

Si çdo regjisor tjetër edhe ju keni shumë pikësynime dhe ëndrra për të realizuar. Cila është e juaja?

Në fillim ka qenë për të realizuar një film. Si çdo regjisor pikësynimi im është për të depërtuar jashtë vendit.

Në pjesën e depërtimit jashtë, keni pasur propozime?

Po, kam pasur, por kanë qenë role shumë të shkurtra.

I keni propozuar dikujt, aktori të njohur të jetë pjesë e filmit dhe nuk ka pranuar më vonë?

Po, ka pasur dhe aktorë të njohur që s’kanë pranuar.

Pse ka ndodhur kjo gjë?

Njerëzit tremben. Edhe unë do të trembesha nëse do krijoja një imazh në të ardhmen dhe do të vinin disa të rinj dhe të më thoshin “bëje këtë gjë”, normal që do trembesha pak për ta pranuar.

Ju i jepni mundësinë aktorëve të rinj për të qenë pjesë e filmit tuaj.

Shihni vetveten tek ata?

Jo, unë nuk shikoj vetveten, por shoh që aktorë realë janë ata sesa ata që mund të kenë mbaruar për aktrim.

Për çfarë arsye?

Unë gjej personazh dhe i them që të luajnë veten e tyre. Shoh dikë dhe nuk i them aspak të luajë, por të jetë vetvetja. Dhe mendoj se s’ka aktorë më të mirë në botë se vet ai që është vetvetja. Mendoj që kjo është një aftësi e imja që më ka ecur në film.

Keni pasur konflikte në xhirimet e një filmi me ndonjë aktor të njohur që ju ka zhgënjyer?

Po, ka pasur, për shkak të interpretimit. Unë e kam menduar si diçka të madhe, ai ka lënë xhirimet e ka ikur. Është një aktor i madh të cilit s’po ia themi emrin.

A ju ka ndodhur që dikush t’ju ketë ofruar lekë për filmin, që ju keni bërë, për ta përvetësuar?

Po, ka pasur. Filmi ka qenë drejt fundit, dhe ka ardhur dikush që më ka ofruar një shumë të madhe lekësh duke më thënë: “Merri x lekë dhe filmi është i yni.” Por normal që nuk kam pranuar se ishte pjesë e mundit tim.