Në një kohë kur i gjithë vendi po përballet me vështirësi për shkak të kushteve të këqija atmosferike, e gjithë vëmendja është ndaj asaj se çfarë po bën shteti për t‘u ardhur në ndihmë qytetarëve.
Qyteti i Përrenjasit dhe fshatrat përreth janë izoluar që nga dita e djeshme nga reshjet e dendura të dëborës.
Për pasojë, shumë fshatra kanë probleme me energjinë elektrike, ndërsa problemi më i madh është ai i rrugëve, të cilat janë të bllokuara.
Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë raportuar në redaksinë e JOQ.al, faktin se kryetarja e Bashkisë, Miranda Rira, nuk ka marrë asnjë masë.
Madje, duket se ajo ka vendosur ta bëjë pushim dhe mos ta çajë kokën fare, duke dalë në borë, e duke luajtur me burrin e saj.
“Momente në borë”, kështu shkruan kryetarja, teksa publikon fotot së bashku me burrin e saj, pa e ditur se me çfarë po përballet populli.
Ne e kuptojmë shumë mirë që çdokush ka një jetë private dhe mund të bëjë çfarë të dojë jashtë kornizave të të qenit “pushtetar”, por atëherë kur zëri i popullit jehon, pse duhet ta tregosh qartë që s’ke interes për t’u ardhur në ndihmë?
Emri i saj është lakuar së shumti në media, për vetë faktin se Rira, jo vetëm që ka punësuar gjithë fisin e saj në Bashkinë e Përrenjasit, por dhe shkarkimet që ka bërë në administrata kanë qenë pa shkak, vetëm se asaj “ia ka shkrepur” truri.