“Motra na zbuluan!” Ka një lidhje mes Bora Zemanit e Kendall Jenner dhe ne e kuptuam me vonesë (FOTO) – AlpeGossip
“Motra na zbuluan!” Ka një lidhje mes Bora Zemanit e Kendall Jenner dhe ne e kuptuam me vonesë (FOTO)

“Motra na zbuluan!” Ka një lidhje mes Bora Zemanit e Kendall Jenner dhe ne e kuptuam me vonesë (FOTO)

Nuk është e pamundur që yjet tanë të showbizit shqiptar të kenë ngjashmëri në pamje me ata personazhe që kanë famë ndërkombëtare dhe adhurohen nga e gjithë bota. Megjithatë, s’na kishte shkuar mendja tek ngjashmëria e Bora Zemanit me Kendall Jenner deri në momentin që moderatorja shqiptare e zbuloi vetë në Instagram.

Teksa në sfilatën e fundit të “Class Fashion Show 2018”, Bora Zemani eci në pasarelë me fustan të bardhë, look-u i saj me flokë të kapura dhe syze dielli të tipit “cateye” i jepnin bukuroshes së ekranit një pamje më rrok.

Pikërisht me këtë pamje ajo dukej identik si Kendall Jenner, modelja e familjes Kardashian-Jenner që jo vetëm është ndër më të njohurat por “Forbes” e ka listuar edhe si më të paguarën.

“Na zbuluan motra”, ka shkruar me shaka Bora lidhur me ngjashmërinë me Kendall kur një ndjekës i saj e ka konstatuar ngjashmërinë.