MADONNA ME PLAYBACK NË EUROVISION? Zbulohet çfarë ndodhi gjatë provave – AlpeGossip
MADONNA ME PLAYBACK NË EUROVISION? Zbulohet çfarë ndodhi gjatë provave

MADONNA ME PLAYBACK NË EUROVISION? Zbulohet çfarë ndodhi gjatë provave

Qe një moment historik për Eurovision-in, por duket se performanca e këngëtares së konsideruar më e famshmja e të gjitha kohërave, nuk qe aspak drejtpërdrejtë.

Sipas burimeve të medias izraelite “Israel Hayom”, gjatë provave të përgjithshme të Madonna-s në skenën e Tel Aviv-it, salla është boshatisur nga punëtorët e skenës, në mënyrë që të mos kishte asnjë shans rrjedhjeje materiali audio apo video.

E megjithatë, “Israel Hayom”, publikoi dje një klip audio nga performanca e këngës “Like a Prayer”, ku duket se Madonna mendon se mikrofoni është i fikur dhe këndon mbi vokalin e regjistruar, duke shfaqur probleme këndimi.

Javën e kaluar, u duk se performanca e Madonna-s në Eurosong Contest nuk do të ndodhte. EBU (Unioni Europian i Medias Audiovizive) zbuloi se këngëtarja nuk e kishte firmosur ende kontratën.

Ajo e firmosi vetëm dy ditë përpara finales, duke u bërë i dyti yll amerikan pas Justin Timberlake tre vite më parë, që performon në skenën e Eurosong-ut.

Ajo këndoi hitin e famshëm “Like a prayer” si edhe bashkëpunimin e ri, “Future” me reperin Quavo të grupit Migos, i cili gjithashtu u ngjit në skenë.