Jona Spahiu tregon sandalet e nusërisë, çmimi i tyre është mjaft “i kripur” (FOTO) – AlpeGossip
Jona Spahiu tregon sandalet e nusërisë, çmimi i tyre është mjaft “i kripur” (FOTO)

Jona Spahiu tregon sandalet e nusërisë, çmimi i tyre është mjaft “i kripur” (FOTO)

Dasma e moderatores Jona Spahiu me partnerin e saj Frenkli Ymeri ishte lajmi i javës dhe komentet mbi dasmën vazhdojnë ende në rrjetet sociale.

Çifti janë në pritje të ëmbël të një djali dhe Jona dukej rrëzëllitese në muajt e fundit të shtatzënisë dhe të gjithë mbeten të mahnitur nga pamja e moderatores në ditën e dasmës. Ajo vetëm dy ditë më pas ka postuar disa foto dhe detaje nga dita e rëndësishme e saj.

Vetëm pak minuta më parë ajo ka postuar në Instagram sandalet e nusërisë, që ne nuk arritëm t’i shihnim për shkak të gjatësisë së fustanit.

Ato i përkasin markës së famshme Jimmy Choo dhe kanë kushtuar 525 euro.

Mesa duket kjo markë është e preferuara e vajzave të famshme shqiptare, pasi Marina Vjollca dhe Xhensila Myrtezaj vitin e kaluar preferuan të njëjtën firmë këpucësh.