Zbulohet juria shqiptare në Eurovizion, ja kush do të votojë për konkurrentët - AlpeGossip
Zbulohet juria shqiptare në Eurovizion, ja kush do të votojë për konkurrentët

Zbulohet juria shqiptare në Eurovizion, ja kush do të votojë për konkurrentët

Këngët konkurruese në Eurovizion-in e këti viti do të vlerësohen edhe nga një juri profesioniste shqiptare.

Tashmë janë përzgjedhur emrat e njohur në fushën e muzikës dhe jo vetëm. Ata do të jenë këngëtarja Rosela Gjylbegu, këngëtarja Kamela Islamaj, kantautori Elton Deda, kantautori Bojken Lako dhe publicisti Ben Andoni.

Juria do të ndjekë performancën gjenerale dhe dy gjysmëfinalet, ndërsa do të votojë më pas bazuar në vokal, performancë, paraqitje, skenografi dhe elemente tjera muzikore.

Vota e tyre do të barazohet edhe me atë të publikut.

Këtë vit Shqipëria përfaqësohet nga këngëtari Eugent Bushpepa me këngën “Mall”. Për herë të parë në 12 vjet, Shqipëria dërgon një artist solo mashkull në konkursin evropian.

Kënga është shkruar dhe kompozuar nga vetë artisti Bushpepa. Shqipëria do të marrë pjesë në gjysmëfinalen e parë të konkursit Eurovizion 2018 më 8 maj.