“SA JANË SHANCET…”/ Fjoralba Ponari riinfektohet me Covid-19 (FOTO) – AlpeGossip
“SA JANË SHANCET…”/ Fjoralba Ponari riinfektohet me Covid-19 (FOTO)

“SA JANË SHANCET…”/ Fjoralba Ponari riinfektohet me Covid-19 (FOTO)

Moderatorja Fjoralba Ponari është infektuar për herë të dytë me virusin Covid-19 dhe këtë lajm e ka bërë të ditur ajo vetë në rrjete sociale.

Moderatorja ka ndarë me të gjithë rezultatin e testit, i cili ka dalë pozitiv.


“Pyetje: Sa janë shanset nga 0 në Fjoralbë të riinfektohesh me Covid-19?”- shkruan ajo.

Fjoralba nuk e ka treguar gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa ne shpresojmë ta kalojë sa më lehtë.

Gjithashtu, s’dihet ç’do të ndodhë me emisisonin e saj “Më thuaj një dëshirë”.

Fjoralba ka treguar më herët se e ka kaluar virusin që në fillimet e tij, kur ende askush nuk ishte në dijeni për çfarë na priste.

Një ndjekës i merakosur e ka pyetur më herët Fjoralbën lidhur me këtë temë, pasi është çuditur nga fakti që ajo ka vazhduar të punojë kur e ka ditur që mund të ishte e infektuar.

“Si ka mundësi që vazhdove të punoje? Apo tani të gjithë dilni me Covid-19.”- shkruan ndjekësi.

“Ç’e do që e kam të faktuar që mund të kem pasur të paktën “grip stinor”. Nuk jam testuar atëhere jo për arsye neglizhence, të jesh i bindur, por sepse periudha që unë kam pasur shqetësime rezulton të ketë qenë fund janari/fillim shkurti, ku shumë pak info kishte mbi atë që do të na priste më vonë.”- i është përgjigjur Fjoralba, e cila më tej i ka kërkuar edhe ndjesë grupit të punës, pasi i ka vënë të gjithë në rrezik pa vetëdije.