PAS ZËNKËS/ Si është sot raporti Eneda Tarifa – Albana Osmani? – AlpeGossip
PAS ZËNKËS/ Si është sot raporti Eneda Tarifa – Albana Osmani?

PAS ZËNKËS/ Si është sot raporti Eneda Tarifa – Albana Osmani?

Eneda Tarifa konkurroi të dielën (10 nëntor) te “Kënga Magjike” me një kompozim të Flori Mumajesit, “Ma zgjat dorën”, teksti i të cilës është: Të dy jemi në greminë/Vetëm unë po bie shpirti im/A do ma zgjasësh dorën?”. Albana Osmani po të paktën.

Në një Instastory, moderatorja shkruan: “Eneda Tarifa, gjithmonë do të kesh duar që do të mbajnë!”.

Mesa duket, pas zënkës së katër viteve më parë, raporti i tyre është përmirësuar.

Në 2015-n, Eneda dhe Albana u përfolën se patën një zënkë, që i dha fund shoqërisë së tyre disa vjeçare. Asokohe, u tha se shkak u bë kopertina e revistës “Star”, për të cilën mikeshat u zunë se cila do të dilte e para.

Në një status të gjatë, Albana Osmani u shpreh se “nuk është zënë kurrë me dikë për një copë kopertine”, ndërsa në mars të vitit të kaluar, e ftuar në “Thumb” tha:

“Flas me Enedën. Më vjen keq që historia me të u përkthye ashtu. Të dyja e vuajtëm mungesën e shoqes. Kam folur, por nuk mund të them se jemi si ishim më përpara. Më vjen keq për këtë, pasi unë Enedën e dua shumë, është njeri me virtyte. Të gjithë gabojnë në një moment. Është e kaluar gjithçka. Nuk takohemi, por flasim.”