“Kur të më shohësh do kuptosh çfarë humbe”/ Kush janë vajzat që pas ndarjeve u rikthyen në “bisha” (FOTO) – AlpeGossip
“Kur të më shohësh do kuptosh çfarë humbe”/ Kush janë vajzat që pas ndarjeve u rikthyen në “bisha” (FOTO)

“Kur të më shohësh do kuptosh çfarë humbe”/ Kush janë vajzat që pas ndarjeve u rikthyen në “bisha” (FOTO)

Disa prej tyre, shpesh edhe mjaft të preferuar për publikun, u kanë dhënë fund historive të tyre të dashurisë.

Disa kanë qenë lidhje të gjata, disa fejesa e disa të tjerë kanë qenë të martuar. Tani ata janë sërish single, sërish në kërkim të lumturisë.

Por pas ndarjeve këto vajza u rikthyen në “bisha” me look-un e tyre. Por kush janë këto vajza? Albeu.com iu kujton disa prej tyre.

E fillojmë më modelen Françeska Jaçe. Ish banorja e “Big Brother” Françeska Jaçe së fundmi sipas mediave rozë është ndarë nga biznesmeni i njohur shqiptar And Geci.

Por duket se edhe pas ndarjes nga ish i dashuri Jaçe po vijon jetën e saj normalisht.

Madje pas ndarjes mund të themi se ajo “shpërtheu me look-un e saj duke u kthyer në një vajzë mjaft provokuese.

Listës i shtohet edhe këngëtarja e dashur për publikun Eneda Tarifa. Pak kohë më parë, një nga lajmet që u përfol gjatë në media ishte ndarja e këngëtares Eneda Tarifa.

E gjithë kjo në saje të shkurorëzimit me Erion Zaloshnjën, me të cilin i bashkonin vite të tëra bashkëjetese. Por duket se mbas ndarjes ajo ka rilindur sërisht me look-un e saj pasi tashmë duket edhe më simpatike se më parë.

Dhe së fundmi një narje që i është shtuar shoëbizit shqiptar është edhe ajo e Jonida Maliqit. Historia 17-vjeçare e dashurisë së Jonida Maliqit me biznesmenin Gent Prizreni ka marrë fund, duke mos lënë më vend për komente.

Prej kohësh mediat kanë shkruar për këtë ndarje edhe pse Jonida ka preferuar ta mbajë sa më larg.

Edhe pse ajo gjithmonë është parë si një vajzë e modës pas ndarjes me look-un e saj ajo po riktheher në një ikonë mode.