Një vit më parë këngëtari i njohur Besnik Qaka u bë për herë të parë baba i një vajze të cilës i vendosi emrin super të veçantë Una. Shumë i ndjekur dhe aktiv në rrjetet sociale, Besniku ka publikuar vazhdimisht foto dhe video të vajzës e cila ka fituar zemrat e të gjithë ndjekësve.
Ditën e djeshme në familjen e këngëtarit ka pasur festë duke qenë se Una ka mbushur plot 1 vjeçe. Besniku dhe bashkëshortja i kanë organizuar një festë madhështore ku nuk kanë munguar dekorimet me tullumbace të bardha dhe rozë, fishekzjarret dhe torta madhështore.
“Shpresoj që të gjitha dëshirat tua të të plotësohen. Të uroj që të gjitha ëndrrat tua të të bëhen realitet. Të dëshiroj çdo të mirë në jetë. Mos harro sot është dita jote, qeshu dhe kalo sa më mirë të jetë e mundshme në këtë ditë speciale për ty. Mos harro që ti je njëra ndër arsyet e lumturisë time. Shumë urime për ty Una 1!”, ka shkruar ai pranë fotove ku shihet me vajzën dhe gruan.