Teksa të gjithë përgatiten për punë/ Luana sapo bëri atë që të gjithë do të donim tani (FOTO) – AlpeGossip
Teksa të gjithë përgatiten për punë/ Luana sapo bëri atë që të gjithë do të donim tani (FOTO)

Teksa të gjithë përgatiten për punë/ Luana sapo bëri atë që të gjithë do të donim tani (FOTO)

Edhe pak orë na ndajnë nga shtatori, muaji ku të gjithë përgatiten për nisjen e punës, shkollës dhe marrin veten nga fundi i pushimeve verore.

Shtatori shënon edhe një periudhë të rëndësishme për televizionet, të cilët po punojnë për nisjen e sezonit të ri televizive. Por teksa të gjithë po përgatiten për punë, Luana Vjollca na ka habitur me një foto të fundit.

Moderatorja është nisur për pushime dhe ndodhet buzë detit këtë fund gushti. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet në plazh, ndërsa shkruan:

“Me të vërtetë kisha nevojë për këtë”.

Ky postim vjen menjëherë pas lajmit ekskluziv që “iconstyle.al” solli për projektin më të ri të moderatores.

Burime për “iconstyle.al” kanë bërë të ditur se moderatores simpatike i është besuar prezantimi i spektaklit “Big Brother VIP”.

Sigurisht që kjo është hera e parë që Luanës i besohet një show i këtyre përmasave, ndaj besojmë se dhe pushimet kanë qenë vërtet të nevojshme për të.