George Michael është vetëvrarë/ Ylli i popit kishte tentuar katër herë ti jepte fund jetës – AlpeGossip
George Michael është vetëvrarë/  Ylli i popit kishte tentuar katër herë ti jepte fund jetës

George Michael është vetëvrarë/ Ylli i popit kishte tentuar katër herë ti jepte fund jetës

George Michael është vetëvrarë. Ish i dashuri i këngëtarit zbulon se George kishte kryer më parë dhe 4 herë të tjera tentativa vetëvrasjeje.

Fadi Fawaz thotë se ylli i popit vrau veten dhe se trupi i tij u gjetë 24 orë më pas, në fund të dhjetorit 2016

Detajet e këtij rrëfimi janë zbuluar nga emailet e Fawaz që The Sun kishte arritur të sigurojë.

“Më lër të them. George vdiq ditën e ditëlindjes së nënës së tij. Kjo i jep përgjigje shumë pyetjeve. Të mos përmendim më pas se ai kreu 5 herë tentativa vetëvrasjeje, dhe hera e fundit ishte fatale” shkruante ai.

Pretendimet e Fawaz vijnë pas postimeve në twitter në fillim të 2017 ku ai thoshte se e vërteta nuk është zbuluar ende, por më pas u shpreh se twitteri i tij ishte hakeruar.

Mamaja e George Majkëll, Lesley Harrison lindi më 24 dhjetor 1938, dhe humbi jetën pas betejës me kancerin në 1997.

Parukieri gjeti trupin e pajetë të yllit të popit në banesën e tij.

Fawaz vazhdon të jetojë në vilën 5 milionë dollarëshe ku bashkëjetonte më George Michael.