Donte të fuste në kurth partnerin/ Modelja vetë organizon rrëmbim e vajzës së saj – AlpeGossip
Donte të fuste në kurth partnerin/ Modelja vetë organizon rrëmbim e vajzës së saj

Donte të fuste në kurth partnerin/ Modelja vetë organizon rrëmbim e vajzës së saj

Një modele në Florida është arrestuar pasi krijoi skemën e rrëmbfimit të vajzës 12 vjeçe për të futur në kurth partnerin e saj në biznes.

Tammy Marie Steffan, 36 vjece u arrestua për neglizhencën e fëmijës dhe për raportimin e rremë në polici. Ajo është një modele e njohur për mbajtjen e peshave dhe trajnere personale në palestër.

Fillimisht, Steffan telefonoi policët me 14 korrik për ti thënë se një burrë i kishte marrë vajzën nga duart dhe e kishte shtyrë.

Më pas i tha se ishte braktisur së bashku me të bijën, si dhe dyshonte se pas kësaj fshihej partneri i saj në biznes. Por, në hetimet e policisë u zbuluar se ortaku i modeles ishte në Tampa në periudhën e rrëmbimit dhe nuk kishte lidhje me çështjen.

Në të vërtetë, ajo kishte paguar që të krijonte këtë skenë krimi që ta fuste në kurth por nuk ia doli.

Nuk është vendosur ende sa do të dënohet, por i është caktuar shifra e dëmshpërblimit prej 10.150 dollarë.