Pasi ju ka kaluar gripi, duhet menjëherë ta hidhni në kosh këtë produkt kozmetik – AlpeGossip
Pasi ju ka kaluar gripi, duhet menjëherë ta hidhni në kosh këtë produkt kozmetik

Pasi ju ka kaluar gripi, duhet menjëherë ta hidhni në kosh këtë produkt kozmetik

Vajza, ky artikull është për ju. E dimë se sa e rëndësishme është për ju që edhe gjatë kohës që mund të jeni nën efektin e gripit të qëndroni të kuruara dhe të lyera në mënyrë që të mos keni një pamje ndryshe nga herët e tjera. Deri këtu, nuk ka asnjë problem sepse fundja në bazë të aktivitetit ditor që kemi, na duhet të kujdesemi edhe për pamjen tonë.

Por sipas Morgan Statt, që është një nga dermatologet më të njohura në SHBA, pasi ju keni kaluar gripin, nuk duhet të përdorni më buzkuqin ose çdo lloj produkti tjetër për buzët që përdorët edhe gjatë kohës që ishit sëmurë sepse kështu do ju rikthehet virusi edhe një herë.

Me shumë mundësi bulëza të pështymës suaj, janë bërë tashmë pjesë e produktit dhe ato ta rishpërndajnë edhe një herë nga e para virusin. Kjo do të thotë që kur e kuptoni se është duke iu zënë gripi duhet të jeni më të kujdesshëm për të përdorur produkte specifike, të cilat nuk do t’i përdorni më pasi të keni kaluar sëmundjen, sidomos kur bëhet fjalë për produktet që kanë kontakt direkt me buzët.