ARJAN KONOMI E THUMBOI PUBLIKISHT/ Fatma reagon për herë të parë: Sa do të frustruar… – AlpeGossip
ARJAN KONOMI E THUMBOI PUBLIKISHT/ Fatma reagon për herë të parë: Sa do të frustruar…

ARJAN KONOMI E THUMBOI PUBLIKISHT/ Fatma reagon për herë të parë: Sa do të frustruar…

Tea Trifoni është rikthyer në ekran si pjesë e programit “Goca dhe Gra”, së bashku me Olesia Leçon, Fatma Haxhialiun dhe Krista Merkoçin. Pak kohë më parë, të gjithë vëmendjen e mori komenti i opinionistit Arjan Konomi për rrugëtimin e ri të Teas.

“Tea suksese ne “aventuren” e re televizive! Je shume mire por te takonte nje emision krejt tendin. Kam merak se aty nuk do te mund te shfaqesh tere aftesine tende ne ekran. Ruaju mos te te mbyse paaftesia e te tjereve! Suksese!”, i shkroi ai.

Ky koment u mor nga ndjekësit si thumb për Fatmën, me të cilën Konomi ka pasur shpesh përplasje. Të njëjtën gjë tha dhe Tea sot në emisionin “Goca dhe Gra”, duke shtuar se opinionisti nuk ka pasur probleme me vajzat tjera.

Ndërkohë, Fatma u shpreh “Unë me Arjanin di që u përshëndetëm në studiot e TCH.” Më tej, moderatorja vijoi me një mesazh “Sa do të frustruar, të bullizuar që të jeni duhet të plotësoni veten tuaj që të mos cënoheni nga të tjerët. Nëse jeni të plotësuar, askush nuk ju cënon”.