Aktori i mirënjohur dhe shumë i dashur nga publiku, Zef Deda i ftuar sot në “Rreze dielli”, u emocionua teksa tregonte për çmimin e marrë jashtë vendit, çmim për të cilin është informuar disa vite më vonë, nëpërmjet ambasadës shqiptare në Gjermani.
Por ajo që dhemb më shumë artistit është sistemi që nuk i vlerësonte aktorët e talentuar.
“Boll e zorshme është të marrësh një çmim dhe mos ta dish. Por kjo nuk më ka prekur aq shumë sa më ka prekur vetë sistemi, se është sistemi i tillë me të cilin ishim mësuar, diku do ta ‘haje gozhdën’. Por ne kishim një pasion të jashtëzakonshëm për skenën. Shumë artistë kanë ikur, sot kanë humb jetën”, u shpreh aktori dhe u përlot. “Kur një njeri ishte aktor i fortë, thonin hiqe qafe se po na merr njerëz me vete dhe po na mohon dhe ne. Ka qenë një skandal”, tregoi Zef Deda.














![“LETS’S GET IT ON”/ Ed Sheeran akuzohet rëndë nga gjykata për kopjim të hitit…[FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2019/01/cvbnmghfgjh.jpg)


