Dashuria për një person të shtrenjtë “ndez” trurin e djemve – AlpeGossip
Dashuria për një person të shtrenjtë “ndez” trurin e djemve

Dashuria për një person të shtrenjtë “ndez” trurin e djemve

Dashuria në përgjithësi dhe çdo gjëndje emocioanle që përfshin një person të shtrenjtë “ndez” trurin tek djemtë nga mosha 14-19 vjeç. Rezultatet kanë dalë prej një studim të kryer nga insituti Irce Medea Milano dhe është botuar në revistën Brain and Cognition.

Sipas studiuesve ky fenomen është regjistruar edhe tek të rriturit por shumë më pak.Zonat e aktivizuara të të trurit janë ato në të cilat: modifikohet ndërgjegjësimi emocional që lidhet me pjesët e tjera të trupit.

Një grupi adoleshentësh të moshës 14-19 vjeç iu kërkuan të kryejnë disa detyra. Të lexojnë me anë të mendjes një folje e cila përshkruan një emocion dhe një tjetër që përshkruan thjesht një veprim. Ata duhet të imagjinonin veten në të dyja situatat ku përfshihet këto folje . Analiza e rezonancave magnetike tregoi se foljet imagjinuese që përshkruanin situata emocionale, të tilla si dashuria ose urrejtja për një të dashur, shkaktuan një rritje të aktivizimit në dy fusha precize të trurit. Nuk duhet të imagjinojmë vetëm foljen “dashuroj” por edhe folje të tjera që lidhen me situata emocionale të ndryshme- u shpreh Tomasino, një nga studiuesit.

Studimi, arriti të kishte rezultat nga Paolo Brambilla në Universitetin e Milanos , dhe shtron rrugën drejt thellimit të këtyre situatave emocionale që hasen shpesh në psikopatologjinë e fëmijëve dhe të rriturit që vuajnë nga ankthi, ose depresioni.