NGA ALKOLI TE STËRVITJA/ 6 gjëra që mund t’i bësh edhe kur je shtatzënë – AlpeGossip
NGA ALKOLI TE STËRVITJA/ 6 gjëra që mund t’i bësh edhe kur je shtatzënë

NGA ALKOLI TE STËRVITJA/ 6 gjëra që mund t’i bësh edhe kur je shtatzënë

Kur vjen puna te shtatzënia ekzistojnë disa mite dhe keqkuptime që i kanë mbajtur peng gratë ndër vite. Një nga mendësitë më të zakonshme është ajo sipas së cilës një grua shtatzënë duhet të hajë sa për dy persona dhe kjo është 100% e gabuar! Mjaftojnë vetëm 300 kalori më shumë për të rritur një fëmijë të shëndetshëm, përndryshe shfaqen probleme të tjera, si shtimi në peshë.

Më poshtë keni plot 7 mite që shkenca i ka hedhur poshtë njëherë e mirë.

1. Gratë shtatzëna nuk duhet t’i lyejnë flokët

Studimet nga Kolegji i Familjes së Fizikantëve në Kanada dolën në përfundimin se kimikatet e bojës që lëkura e nënës absorbon janë kaq të limituara sa nuk do t’i shkaktojnë asnjë problem fetusit. Megjithatë ka disa kufizime:

– prisni deri në tremujorin e dytë për të ngjyrosur flokët

– sigurohuni që dhoma të jetë e ajrosur shumë mirë

– nëse do t’i lyeni vetë fokët përdorni doreza

– mos i lyeni fokët më shumë se 3- 4 herë gjatë shtatzënisë

2. Gratë nuk duhet të udhëtojnë me avion

Studimet kanë treguar se fluturimi nuk i sjell asnjë dëm fëmijës. Sasia e rrezatimit që një person merr gjatë një udhëtimi të tillë është shumë poshtë kufirit të nivelit të sigurisë, pra nuk ka rrezik! Rreziku i vetëm është në rast se keni një shtatzëni problematike dhe nuk këshilohet të jeni më lart se 9144 metra lartësi. E mira është të konsultoheni me një mjek. Gjithashtu duhet ta shmangni fluturimin në rast se:

– jeni 36 ose më shumë javëshe

– keni probleme me frymëmarrjen apo zemrën

3. Nuk duhet të lahen në vaskë

Një studim i fundit, në bashkëpunim me universitetin e Exeter- it doli në përfundimin që në fakt ndryshe nga ç’mendohet, gratë shtatzëna mund të qëndrojnë pa problem në vaskë. Ka ama disa gjëra që është e rëndësishme t’jua vini veshin. Qëndrimi nuk duhet të jetë më i gjatë se 20 minuta pasi rriten shanset e marrjes së një infeksioni si dhe temepratura e ujit këshillohet të jetë 36 gradë Celsius për shkak se një temperaturë më e lartë ngadalëson rrjedhjen e gjakut drejt foshnjës, gjë që i shton fëmijës stres.

4. Gratë shtatzëna nuk duhet të flenë me shpinë

Nuk ka asnjë argument shkencor që të vërtetojë se ky pozicion fjetjeje është i dëmshëm për fëmijën.

5. Nuk duhet konsumuar kurrsesi alkool

Universiteti i Bristol- it, përmes një studimi të imtësishëm vuri re se 2 gota verë në javë nuk i bëjnë asgjë fëmijës. Sigurisht që ju përpiquni të bëni më të mirën tuaj, sa më pak!

6. Gratë shtatzëna nuk mund të ushtrohen

Ky mit ka marrë fund me kohë. Specialistët shprehen se aktiviteti fizik ka një efekt pozitiv të jashtëzakonshëm te nëna dhe fëmija. Gjatë kësaj periudhë këshillohen ushtrime specifike aerobike ose yoga. Kjo nuk vlen në rast se keni një shtatzëni të vështirë ose probleme shëndetësore. Gjërat vështirësohen edhe në rast se nuk jeni marrë më parë me stërvitje.

Shënim: Ky artikull u shkruajt në bazë të studimeve të shumta shkencore, por çdo shtatzëni është një rast më vetë, ndaj përpara se të veproni këshillohuni me një mjek.