“KTHEJU TOKËS”/ Publikohet klipi i këngës përfaqësuese të Shqipërisë në Eurosong (VIDEO) – AlpeGossip
“KTHEJU TOKËS”/ Publikohet klipi i këngës përfaqësuese të Shqipërisë në Eurosong (VIDEO)

“KTHEJU TOKËS”/ Publikohet klipi i këngës përfaqësuese të Shqipërisë në Eurosong (VIDEO)

Përfaqësuesja e Shqipërisë këtë herë në Eurovizion 2019 do të jetë këngëtarja Jonida Maliqi. Jonida pritet të këndojë në pjesën e dytë të natës së dytë gjysmëfinale në Eurosong, më datën 16 maj.

Ndërkohë është publikuar klipi i këngës përfaqësuese ‘Ktheju Tokës’ që mban një mesazh autentik lidhur me emigracionin. Klipi duket mjaft mirë i realizuar mes flakës e ujit ndërsa Jonida shfaqet e veshur me fustan bexhë të stilistit Ardi Asllani.

‘Eurovision’ do të organizohet në Tel Aviv të Izraelit, për të shpallur fituesin mes 42 vendeve konkurruese në 18 maj. Jonida Maliqi do të këndojë në gjuhën shqipe.