DUHET TË TREGONI KUJDES! Tani e tutje, mbajeni larg kompjuterin ose celularin kur hani – AlpeGossip
DUHET TË TREGONI KUJDES! Tani e tutje, mbajeni larg kompjuterin ose celularin kur hani

DUHET TË TREGONI KUJDES! Tani e tutje, mbajeni larg kompjuterin ose celularin kur hani

Varësia nga teknologjia dhe ritmi i shpejtë i jetës shpesh na shtyn ta gjejmë veten duke ngrënë përpara kompjuterit apo celularit. Mund të jetë një vakt i shpejtë në zyrë apo një mbrëmje e rehatshme në shtrat, duke parë serialin e preferuar. Pa e kuptuar, sapo i keni hapur udhë obezitetit dhe problemeve të tjera me shëndetin. Nisur nga e gjitha kjo, përse nuk duhet të hamë përpara laptopit apo smartphone-it?

Fryrje të stomakut dhe probleme me tretjen

Për ta konsumuar një vakt ashtu siç duhet, çka premton tretjen e duhur, nevojitet rehati dhe të qëndruarit ulur në një vend të arsyeshëm. Teksa rrini përpara laptopit dhe jo vetëm, shpërqëndrimi do të jetë i lartë, çka përkthehet në mospërtypje dhe copëza të mëdha ushqimi, që kapërdihen pa u copëtuar mirë.

Nuk arrini ta kuptoni se sa shumë po hani

Kur bëni disa gjëra në të njëjtën kohë është tepër e vështirë të përqëndroheni plotësisht. Kështu, teksa endeni sa në një faqe në një tjetër vazhoni të hani, ndonëse jeni të gopur. Po mendoni kaq shumë gjëra njëkohësisht, sa truri juaj ende nuk ka dhënë sinjalin për të përfunduar. Ndaj sa më shumë ushqim, aq më tepër kalori të vështira për t’u tretur.

Hani shumë shpejt

Ngrënia në kohë të lirë është tepër e këshillueshme për tretjen dhe peshën tuaj. Gllabërimi i një vakti teksa ju duhet të mbaroni punë ju çon drejt obezitetit. Kjo është arsyeja pse duhet të lini kompjuterin mënjanë gjatë kohës së ngrënies dhe të përqendroheni në atë që po hani.

Ndiheni më pak të ngopur dhe të pakënaqur

Nëse jeni duke ngrënë para kompjuterit ose celularit, dijeni se po i kushtoni më shumë vëmendje asaj që po ndodh në ekran sesa ushqimit tuaj. Kështu që hamë pa e patur mendjen dhe nuk e shijojmë vaktin. Siç tregojnë studimet, kjo e bën ushqimin më pak të shijshëm, duke rritur mundësinë e të ndjerit bosh.

Shumë e dëmshme për fëmijët

Për të shmangur refuzimin e fëmijëve, shumë prindër zgjedhin t’u lënë në duar një celular, shpesh si e vetmja mënyrë për t’i ushqyer. Diçka e tillë rrezikon të kthehet në një stil jetese për të vegjëlit.