“ANDI E MELISA JANË BASHKË…”/ Shqipja bën deklaratën e radhës: Nuk ka asnjë kontratë me “Për’puthen” – AlpeGossip
“ANDI E MELISA JANË BASHKË…”/ Shqipja bën deklaratën e radhës: Nuk ka asnjë kontratë me “Për’puthen”

“ANDI E MELISA JANË BASHKË…”/ Shqipja bën deklaratën e radhës: Nuk ka asnjë kontratë me “Për’puthen”

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” duket se nuk e ka aspak në plan të ndalet, përkundrazi vijon me ato që gjerësisht njihen si “bombat e Shqipe Hysenajt”. Pak çaste më parë, në një video live në Instagram, Shqipja deklaroi se Andi dhe Melisa janë bashkë e sipas saj po i gënjejnë të gjithë.

“Andi dhe Melisa janë bashkë dhe po ju gënjejnë dhe ju që jeni jashtë”.

Më tej, Hysenaj u ndal te çështja e kontratës së “Për’puthen”, e cila u përmend në një reagim zyrtar nga Andi Shehi, pas publikimit të fotografive Tea-Beart.

“Programi nuk të detyron të bësh asnjëlloj gjëje, kanë dashur dhe e kanë bërë. Nuk ka një kontratë të atillë”.

Sa i takon deklaratës së Andit, ky i fundit u shpreh kështu:

“Vija nga hiçi para botës së kamerave! Kujtdo personi i duket bukur, të gjithë ju do mendoni ”ëa sa bukur fama, vëmendja etj etj ” po ashtu si unë edhe të gjithë konkurrentët e tjerë jam shumë i sigurt që janë gënjyer nga kjo botë që duket shumë e bukur, ama përtej kamerave fshihen letra, kontrata, firma dhe shumë politika të tjera të shpifura siç ishte shfrytëzimi i imazhit tim ! Kemi rënë të gjithe pre e kësaj bote në pamje të parë të bukur, ama kur i vjen fundi kupton që disa copa letrash të mbajnë gojën mbyllur te familjarët , miqtë dhe publiku ! Por jo më, tani po flas me zë të lartë! Hyra në atë emision për të gjetur dashurinë, ama jo vetëm dashurinë që s’gjeta por u detyrova dhe të heshtja, të mbyllja gojën përveçse zemrës! Tani nuk më intereson më asgjë tjetër veçse të jem i sinqertë me familjen time, miqtë dhe publikun ! Ju kërkoj ndjesë të gjithëve kam tentuar shumë herë të flas ama ato kontrata e letra janë të frikshme! Prandaj dhe shpesh nuk kam ardhur në emision kam dashur të largohem prej kohësh prej andej , ama nuk jepja dot sqarime sepse ekzistonte meraku i kontratave ! Më është kërkuar të rikthehem në emision dhe të dal sesbën çift me Tean ! Kjo është gjithë historia ime në ekran! Tani të bëhet ça të bëhet s’më plas fare për ato kontrata nuk kam frikë! Ju dua shumë të gjithëve!”