Shumë njerëz këshillojnë se përdorimi i kafesë është i dëmshëm dhe deri diku kanë të drejtë, por nëse ajo përdoret në sasinë e duhur atëherë do të zbuloni sa benefite ka në trupin tuaj. Një ose dy filxhanë në ditë janë të këshillueshme për të gjithë. Më poshtë ju tregojmë 7 arsyet përse duhet të pini kafe sipas ‘Caffeineinformer’:
1-Kafeja ndihmon në reduktimin e dhimbjeve muskulore pas ushtrimeve fizike.
2-Një filxhan kafe përmban 1.8 gram fibra të nevojshme për organizmin tuaj.
3-Mbron shëndetin e mëlçisë nga sëmundje si për shembull ‘Cirroza’(stadi i fundit i sëmundjeve të mëlçisë).
4-Redukton rrezikun e të prekurit nga diabeti.
5-Redukton rrezikun e të prekurit nga sëmundja e ‘Alzaimerit’ (sëmundja e harresës).
6-Lufton depresionin.
7-Të gjithë ata që pinë kafe janë më të mbrojtur nga sëmundja e ‘Parkinson’