SUPER FESTË / Djalit të Almedës dhe Tolgahan i bëhet pritja madhështore (FOTO) – AlpeGossip
SUPER FESTË / Djalit të Almedës dhe Tolgahan i bëhet pritja madhështore (FOTO)

SUPER FESTË / Djalit të Almedës dhe Tolgahan i bëhet pritja madhështore (FOTO)

Ditën e djeshme më në fund Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan u bënë prindër për herë të parë të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Efehan. Almeda dhe Tolgahan ende nuk kanë reaguar, mirëpo mediat turke bënë të ditur se Almeda dhe djali ishin shumë mirë dhe se ai kishte ardhur në jetë në orën 05:21 minuta të mëngjesit.

Pas lindjes, vogëlushit i kanë bërë një pritje madhështore në spital. Në pamjet e publikuara së fundmi në rrjetet sociale shihet se i gjithë ambient është zbukuruar me tullumbace, lule dhe ëmbëlsira pa fund.

Po ashtu motra e Almedës, Ilda, ka reaguar nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ ku e emocionuar ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e saj se është bërë teze.