Ashtu siç pritej, dasma e njërës prej trashëgimtareve të “Top Channel”, Sara Hoxha, ishte spektakolare!
Nisur nga fustani e deri te vendi ku u zhvillua dasma, “Villa d’Este” në Como të Italisë, gjithçka ishte përrallore dhe e kuruar në çdo detaj!
Por, të gjithë jemi çuditur nga videoja e mëposhtme e bërë publike së fundmi, ku siç duket Sara mund të kishte veshur një tjetër superfustan në dasmën e saj që për hir të së vërtetës të lë pa fjalë!
Po flasim për një dantellë me pelerinë, i koleksionit Vjeshtë 2018 nga marka prestigjioze Zuhair Murad.
Sara, në videon në fjalë ka qenë në fazën e përzgjedhjes duke bërë prova dhe e kuptojmë mjaft mirë në pikën që e ka patur të vështirë për të zgjedhur!







![Dua Lipa ndjen dhimbje, kërkon falje në rrjetet sociale [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/03/KERKOJ-400x259.jpg)





