NGA KËNGËTARE NË BIZNESMENE/ Ja sa vlen karriera e Rihanna-s – AlpeGossip
NGA KËNGËTARE NË BIZNESMENE/ Ja sa vlen karriera e Rihanna-s

NGA KËNGËTARE NË BIZNESMENE/ Ja sa vlen karriera e Rihanna-s

Rihanna është një nga femrat më të pasura dhe më me influencë në botë.

Por, sa ‘vlen’ ajo? Karriera e saj si këngëtare ka filluar që në moshën 16-vjeçare, ku u shfaq për publikun me albumin “Music of the sun”. Sipas “Billboard”, këngëtarja fitoi më shumë se 20 milionë dollarë.

Edhe performancat e saj, koncertet kudo nëpër botë, kanë sjellë fitime të mëdha. Koncerti i albumit “Rated R” solli fitime deri në 40 milionë dollarë, ndërsa nga “Loud Tour” thuhet se këngëtarja ka fituar 90 milionë dollarë.

“Diamond World Tour” kishte suksesin më të madh, pasi ajo fitoi plot 140 milionë dollarë. Sigurisht nuk mund të mungonin dhe rolet në filma.

Ajo ka marrë pjesë në “Battle Ship”, “Home” dhe së fundmi “Ocean’s 8”. Përveç koncerteve dhe filmave,

Rihanna ka bashkëpunuar me firma të njohura si “Dior”, “Armani” dhe për të mos përmendur që koleksioni i saj “FentyxPuma” u shit brenda disa orëve. Tani, Rihanna i është kthyer tregut të kozmetikës dhe të brendshmeve, të cilat kanë rezultuar po aq të suksesshme. Sipas mediave të huaja, këngëtarja nuk ka plan të ndalet me kaq, pasi së shpejti mund të sjellë edhe koleksionin e ri të rrobave.

Me kaq shumë suksese, nuk është fare e habitshme që pasuria e saj arrin deri në 260 milionë dollarë.